Ndeshjet e basketbollit midis nxënënsve të klasave X dhe XI në shkollën “ Themistokli Gërmenji” hapën siparin e Javës Evropiane të Sportit “Beactive”. Të drejtuar nga mësuesit e lëndës Edukim Fizik, Sporte dhe Shëndet, nxënënësit treguan aftësitë e tyre sportive dhe shpirtin e garës. Departamenti i Edukimit Fizik të gjimnazit “Themistokli Gërmenji”ka përgatitur një kalendar sportiv ku do të përfshijë të gjitha llojet e sporteve dhe do tju japë mundësi nxënësve ,mësuesve dhe komunitetit të prindërve të tregojnë aftësitë e tyre sportive dhe dëshirën për bashkëpunim mes njëri - tjetrit .
Java Europiane e Sportit mbështetet në zhvillimin e strategjive për rritjen e pjesëmarrjes në veprimtari fizike e sportive për të konsideruar sportin si veprimtari që bashkon komunitetet në mënyrë argëtuese e festive.